Vjen konfirmimi nga presidenca e PSG-së: Janë mbyllur bisedimet me Mesin, zyrtarizimi në orët në vazhdim!










Lionel Mesi si duket sezonin tjetër do të luajë në Francë tek PSG-ja. Pas konfirmimit të disa mediave botërore dhe vetë trajnerit Poçetino, një tjetër konfirmim ka ardhur për tratativën, kësaj here nga pronarët e vetë klubit parisien.

mm

Bëhet fjalë për Kalif Bin Hamad Al Thani, i cili është vëllai i Emirit të Katarit që ka në pronësi PSG-në. Me anë të një postimi në ‘’Twitter’’, Al thani shkroi se negociatat me Mesin janë mbyllur dhe në orët në vazhdim pritet zyrtarizimi.

‘’Negociatat janë mbyllur zyrtarisht. Zyrtarizimi bëhet më vonë’’, shkroi vëllai i Emirit të Katarit. Lionel Mesi mendohet se ka firmosur për dy vite me PSG-në me një kontratë 40 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *