“Vjen me makinë 250 mijë dollarë në Parlament”/ Arben Ahmetaj i përgjigjet Palokës: Kush nuk e kupton ndryshimin mes një Hyundai Genesis dhe Bentley-t! (FOTO)








Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratave të deputetit të PD Edi Paloka, i cili u shpreh se zëvendëskryeministri vjen me makinë “Bentley” 250 mijë dollarëshe në Parlament.

reagimi

Ahmetaj ka përgënjeshtruar lajmin duke bërë me dije se bëhet fjalë për një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe jo një Bentley 270 mijë euro.

Zv.kryeministri ka publikuar dy foto në rrjetet sociale ku ironizon: “Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro? Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq”.

REAGIMI I AHMETAJT

arben ahmetaj

DEKLARATA E EDI PALOKËS

Ky shkon tek Nusreti ne Dubai (1 mije dollare bifteku) “per te ngrene nje çap buke” dhe vjen me Bentley (250 mije dollare) ne Parlament e pastaj flet per varferine e shqiptareve…! Rama nderkohe po ben gati dy muaj qe shetit me charter neper bote ! E ne kerkojme qe ketyre vetingun t’ju a bej SPAK-u i Rames !!!

Rama , ky dhe ata si ky , vertete qe nuk e kane ndermend te ikin as nga Shqiperia e as nga qeveria po nuk i shporrem ! Po keta nuk shporren as me grisje letrash , as me recitime , as me beteja boshe ne Parlament . Me kete situate , ata jane me komode se kurre . Prandaj vazhdojne e tallen me shqiptaret !

palo ahmet

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *