Vjen momenti i Mesit në Champions, Poçetino: Do t’i shohim të tre në fushë…





Lionel Mesi pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë në Champions me fanellën e PSG-së sot kundër Klub Bryzhit. Deri tani, sulmuesi argjentinas ka luajtur vetëm 24 minuta me klubin e ri dhe ato si zëvendësues në fitoren 4-0 ndaj Reimsit përpara pushimit të kombëtareve.

Mesi Nejmar Mbape

Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë titullar, por trajneri Mauricio Poçetino nuk e përjashtoi në konferencë se trioja e mrekullive Mbape-NejmarMesi të jetë në fushë në një moment të ndeshjes.

Cila do të jetë skuadra që do ta rreshtoni kundër Bryzhit? A do të jeni ju skuadra për t’u mundur këtë sezon në Champions?

Nuk e kam vendosur ende. Ka disa pasiguri nga ndeshja e fundit dhe do ta shohim në fund të stërvitjes. Duke parë emrat në skuadër është e vërtetë që ne mund të jemi skuadra për t’u mundur. Por Çelsi është kampionia në fuqi dhe ata kanë investuar shumë këtë verë në merkato, gjithashtu. Ata do të jenë skuadra për t’u mundur.

A ndodheni në situatën më të vështirë të karrierës suaj, për shkak të luksit të zgjedhjeve?

Nuk mendoj se është më e vështira, përkundrazi. Në klubet e ndryshme ku kam punuar, nuk kam pasur kaq opsione. Te PSGja kemi 35 lojtarë, gjë që na jep mundësinë për të zgjedhur dhe vendimet janë gjithnjë sportive dhe jo të diktuara nga parametra të tjera.

A do të luajnë Mesi, Nejmar dhe Mbape të tre së bashku në një moment të ndeshjes?

(Qesh) Ndoshta, po. Është e mundur.

PSG

Navas apo Donaruma, kush do të jetë portieri titullar i PSG-së?

Do ta vendos pas ndeshjes. E vërteta është se kam dy portierë të shkëlqyer çka shton konkurrencën dhe rrit nivelin. Në çdo ndeshje do të jetë vendim i imi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *