Vjen në jetë fëmija i tetë i Boris Johnson

vjen ne jete femija i tete i boris johnson

vjen ne jete femija i tete i boris johnson

14:58 11/07/2023

Boris dhe Carrie Johnson janë bërë prindër të një djali. Në muajin Maj, çifti njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Ishte gruaja e tij, Carrie ajo që bëri të ditur ardhjen në jetë të djalit të tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se fëmija ka lindur më 5 Korrik në orën 9:15 të mëngjesit.

vjen ne jete femija i tete i boris johnson 1

Çifti e ka quajtur të voglin Frank Alfred Odysseus Johnson. Carrie ndau edhe disa foto të vogëlushit ku ajo shihet teksa e mban në krahë si dhe një moment të ëmbël kur djali i madh, Wilfred, mbulon me batanije vëllain e vogël.

59-vjeçari dhe 35-vjeçarja janë prindër të tre fëmijëve, Wilfred, Romy dhe Frank. Ata janë martuar në Maj 2021.

vjen ne jete femija i tete i boris johnson 2

Johnson ka edhe 4 fëmijë të tjerë me ish-gruan, Marina Wheeler si dhe një fëmijë nga një lidhje dashurie./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts