Vjosa Osmani kalon raundin e parë në Kuvend, por nuk merr votat e mjaftueshme për t’u bërë Presidente e Kosovës

Vjosa Osmani ka arritur ta kalojë me sukses raundin e parë për t’u bërë Presidente, pasi pjesëmarrës në votim sipas komisionit ishin 81 deputetë.
Por, ajo nuk është zgjedhur presidente e vendit në raundin e parë të votimin. 12 fletëvotime janë të pavlefshme, për Osmanin votuan 69 deputetë.

Sipas rregullave, meqenëse kishte kuorum i bie që të shkohet në raundin e dytë të votimit.

Ndërkohë kandidati tjetër Nasuf Bejtja ka marrë 0 vota. Kështu asnjë prej kandidatëve nuk fiton në raundin e parë.

Në sallë u paraqitën 84 deputetë. Gjatë seancës së sotme u paraqitën Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, të cilët dje kishin munguar në seancë.

“Kemi kuorum për të proceduar, meqë kemi në sallë 84 deputetë”, tha kryeparlamentari Konjufuca, i cili më pas nisi të thërriste me radhë emrat e deputetëve për të votuar.

Të pranishëm në seancë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, kabineti Qeveritar bashkë me kryeministrin Kurti, si dhe kandidatja për presidete, Vjosa Osmani.

E pranishme ishte edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila pas përjashtimit nga partia, do të jetë deputete e pavarur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *