
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Prishtina nuk do të lejojë që bashkimi i komunave me shumicë serbe të realizohet në Kosove dhe Metohi.
Ajo ka thënë se kur është fjala për Asociacionin me komuna me shumicë serbe e ka të njëjtin qëndrim që e ka pasur edhe në vitin 2013, kur ka votuar kundër asaj marrëveshje në Bruksel.
Osmani ka theksuar se tashmë duhet të ketë një reagim edhe më të fortë nga BE, dhe se Serbia nuk duhet trajtuar si një fëmijë i llastuar në procesin e dialogut.
“ Kosova nuk duhet të heshtë, sepse kjo nuk është në rregull. Prandaj këto duhet të thuhen publikisht, BE-ja duhet ta çojë presionin te Serbia për zbatimin e marrëveshjeve”, tha Osmani.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al