Vjosa Osmani pret në takim Stoltenberg: Po punojmë që Kosova të anëtarësohet në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO “është tejet i rëndësishëm” dhe kërkoi mbështetjen e aleancës ushtarake për këtë qëllim.

Osmani priti të enjten në Prishtinë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate dhe anëtarëve të NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, tha Osmani gjatë takimit.

Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e saj, Osmani e falënderoi Stoltenbergun edhe për kontributin e NATO-s në sigurinë në Kosovë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999 – pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.

“Presidentja Osmani e ka falënderuar zotin Stoltenberg edhe për mbështetjen e KFOR-it për trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila procesin e tranzicionit në ushtri po e kryen konform standardeve të NATO-s”, thuhet po ashtu në komunikatën për media.

Stoltenberg, gjatë ditës, pritet t’u drejtohet mediave.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *