Vjosa Osmani takon kancelarin austriak: Dialogu Kosovë-Serbi të jetë i barabartë, të përfundojë me njohje reciproke

KOSOVA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Austri kancelarin Sebastian Kurtz ku ndër të tjera ka cekur edhe temën e dialogut.

Kryetarja e shtetit thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i barabartë mes palëve dhe duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Po ashtu ajo i ka vënë në dukje Kurzit se populli i Kosovës është më proevropiani dhe ka kërkuar nga BE të mbajë premtimin e të liberalizojë vizat.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA E KOSOVËS

Në takim me kancelarin Kurz, Presidentja Osmani ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme austriake ndaj Kosovës. Ka theksuar se është në interesin e Kosovës që kjo mbështetje të vazhdojë me procesin e liberalizimit të vizave si dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Presidentja Osmani ka theksuar, gjithashtu edhe gatishmërinë e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka potencuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e ekonomisë, teknologjisë informative, agjendës së gjelbërt dhe fushave të tjera.
Në këtë takim, zonja Osmani ka falënderuar kancelarin Kurz për 95 mijë vaksina Pfizer, të cilat janë siguruar për Kosovën nga Bashkimi Evropian, për të cilat Austria kishte ndihmuar në aspektin procedural.
Presidentja Osmani në takim me kancelarin Kurz, ka theksuar se populli i Kosovës janë më proevropianët, ndaj ka kërkuar që BE-ja t`i liberalizojë vizat, duke mbajtur premtimin.
Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka ritheksuar qëndrimin për dialog të barabartë ndërmjet palëve, i cili përfundon me njohje reciproke.
Presidentja Osmani poashtu ka theksuar se parakushte për paqen e qëndrueshme në rajon janë drejtësia për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe respektimi i sovranitetit dhe integritetit kushtetues e territorial të Republikës së Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *