Vjosa Osmani uron Pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen e parë të UÇK-së: Dedikim për heronjtë tanë

vjosa osmani uron pavaresine e shqiperise ditelindjen e adem jasharit dhe daljen e pare te uck se dedikim per heronjte tane
vjosa osmani uron pavaresine e shqiperise ditelindjen e adem jasharit dhe daljen e pare te uck se dedikim per heronjte tane

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Osmani në një postimi në Facebook, shprehet se kjo ditë është dedikim për heronjtë shqiptarë.

“Flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë. Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. Republikës së Shqipërisë ia përcjell urimet më të ngrohta të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës në këtë 111 vjetor. Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve”, ka shkruar Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts