VKM për Albanologjinë / “Me qeverinë e kemi mirë”, Gjinushi: Reformimi i Akademisë solli reflektim. Qëllimi ynë është koordinimi dhe jo uzurpimi i ASA-s

vkm per albanologjine me qeverine e kemi mire gjinushi reformimi i akademise solli reflektim qellimi yne eshte koordinimi dhe jo uzurpimi i asa s
vkm per albanologjine me qeverine e kemi mire gjinushi reformimi i akademise solli reflektim qellimi yne eshte koordinimi dhe jo uzurpimi i asa s

Në një komunikim të zhvilluar për mediat, Skënder Gjinushi foli për VKM-në për Albanologjinë. Gjatë kësaj bisedë ai tha se buxheti i ASA do të kontrollohet nga Institutet dhe se sipas tij buxheti do të vijë përmes Akademisë.

“Ne kemi kërkuar të bashkohet. Kjo është zgjidhja e vetme dhe këtë e kemi kërkuar pa marrë nëse ASA ka status ligjor apo jo dhe ASA nuk po dënohet dhe as po internohet. Me qeverinë sipas teje e kemi mirë, por harroni një gjë, asnjë Akademi nuk ka vendosur që të zhvillojë shkencën me leket e akademikëve, por me lekët e shtetit”, ka thënë Gjinushi, duke shtuar: “ Kur qeveria u bind që Akademia po reformohej, filloi edhe ta mbështesë”.

Më tej ai shtoi se qëllimi kryesor është koordinimi i kërkimit shkencor dhe jo ozurpimi i ASA, siç po paraqitet.

“Nuk quhet kundër ai që nuk di se çfarë do. Ata duan një status të veçantë dhe statusi i veçantë është vetëm për Akademinë e Shkencës. Të gjitha njësitë që ngremë ne këtu, akademikët marrin vetëm përgjegjësitë e drejtimit. Qëllimi ynë është koordinimi i kërkimi shkencor dhe jo uzurpimi siç edhe duan ta transmetojnë”, ka thënë ai.

Buxheti i Albanalogjisë:

Gjinushi: Nëse buxheti i ASA-a shkonte nëpërmjet ministrisë, tani do të vijë nëpërmjet Akademisë, ligji ynë e thotë qartë që institutet do të jenë autonome. Nuk bëhet asnjë shpenzim pa firmën e drejtorit përkatës. Varësia tregohet ën financim dhe në zgjedhje të personelit. Në vend të Bordit Administrativ, do të jetë një Bord drejtorësh që vetë-administrohet. Duhet të ndajmë disa individë të ASA-s, drejtuese dhe ish-drejtues të ASA-s janë anëtarë të Asamblesë sot dhe kundër vetëm një që dini ju është. Jemi takuar edhe tek Ministria dhe veç e veç janë dakord, por sa bëhen bashkë dikush i kontrollon. Fjala njësi nuk redukton dhe as nuk zmadhon, po ia lë institucionit. S’ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave sot, që ta bëjë ASA-n shkollë të lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts