Vladimir Putin miraton ligjin: Burg kush bën lajme të rreme për diplomatët

vladimir putin miraton ligjin burg kush ben lajme te rreme per diplomatet
vladimir putin miraton ligjin burg kush ben lajme te rreme per diplomatet

23:08 25/03/2022

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka aprovuar formalisht një ligj që lejon njerëzit që shpallen fajtorë për përhapjen e lajmeve të rreme rreth punonjësve që punojnë jashtë shtetit që të dënohen deri në 15 vjet burg. Kështu raporton agjencia e lajmeve Interfax sipas Sky News.

Këto ndëshkime janë të njëjtat me ato që u miratuan një muaj më parë për të gjithë ata persona që përhapin lajme të rreme për forcat e armatosura.

Ligji u miratua pas pushtimit të Ukrainës. Interfax citoi një ligjvënës të lartë të thoshte se ligji i ri ishte i nevojshëm sepse njerëzit po përhapnin lajme të rreme për ambasadat e Rusisë dhe organizatat e tjera./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts