Vladimir Putin ngushëllon familjen e Prigozhin

vladimir putin ngushellon familjen e prigozhin

vladimir putin ngushellon familjen e prigozhin

20:28 24/08/2023

Vladimir Putin i ka dërguar ngushëllimet e tij familjes së Yevgeny Prigozhin pasi lideri i grupit Wagner humbi jetën si pasojë e rrëzimit të avionit.

Presidenti rus u shpreh se Prigozhin ishte një biznesmen i talentuar me të cilin njihej që prej vitit 1990. Ky është komenti i parë i Putin pas rrëzimit të avionit në mbrëmjen e së mërkurës ku humbën jetën 10 persona.

vladimir putin ngushellon familjen e prigozhin 1

Rusia ka konfirmuar se Prigozhin ka mbetur i vdekur në aksidentin ajror, ndërsa tashmë viktimat iu janë nënshtruar analizave.

Nëse vdekja e tij konfirmohet, kjo do të forcojë pozitën e Putin duke hequr një figurë të pushtetshme që pati rol kyç në pushtimin e Ukrainës dhe luajti me ushtarakët më të lartë të Rusisë.

Mendohet se në bordin e avionit kanë qenë krahu i djathtë i Prigozhin, Dmitry Utkin, shefi i sigurisë Valeriy Chekalov dhe tre togerë të tjerë. Është ende e paqartë pse disa anëtarë të lartë të Wagner të cilët ndjekin rregulla rigoroze sigurie, ndodheshin në të njëjtin avion.

Putin tha se ata dhanë një “kontribut domethënës” gjatë luftës së Ukrainës i cili nuk do të harrohet. Presidenti e përshkroi Prigozhin si një njeri “me biografi të ndërlikuar që bëri gabime të mëdha në jetë”, por theksoi se ishte sipërmarrës i suksesshëm.

vladimir putin ngushellon familjen e prigozhin 2
FILE Yevgeny Prigozhin, top, serves food to then-Russian Prime Minister Vladimir Putin at Prigozhin’s restaurant outside Moscow, Russia on Nov. 11, 2011. Prigozhin, the owner of the Wagner private military contractor who called for an armed rebellion aimed at ousting Russia’s defense minister has confirmed in a video that he and his troops have reached Rostov-on-Don. (AP Photo, File)

Sipas tij, Prigozhin ishte kthyer nga Afrika ditën e mërkurë dhe ishte nisur për të takuar zyrtarët rusë në Moskë.

Vladimir Putin është akuzuar se ka gisht në rrëzimin e avionit dhe disa ekspertë perëndimorë mendojnë se ai ka urdhëruar ekzekutimin e Prigozhin. Kjo nuk mund të vërtetohet./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts