Vladimir Putin po mendon të njohë pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainën Lindore

19:43 21/02/2022

Kremlini thotë se presidenti Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Në deklaratën e Kremlinit, thuhet se Putin u ka shprehur liderëve francezë dhe gjermanë se kishte ndërmend të nënshkruante një dekret për njohjen e zonave Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Vladimir Putin është paralajmëruar se nëse ai ndjek këtë veprim për të njohur pavarësinë e dy republikave të vetëshpallura në Ukrainë, BE-ja ka të ngjarë të vendosë sanksione.

“Nëse ka aneksim, do të ketë sanksione dhe nëse ka njohje, unë do t’i vendos sanksionet në tryezë dhe ministrat do të vendosin,” tha më herët shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Vladimir Putin i ka injoruar paralajmërimet. Dhe përpara se të bënte njoftimin e tij, ai u tha liderëve të Francës dhe Gjermanisë përmes telefonit se kishte marrë vendimin, thotë Kremlini.

Franca dhe Gjermania janë ndërmjetësuesit kryesorë midis Ukrainës dhe Rusisë për konfliktin në lindje./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *