Vladimir Putin shkon në funeral me valixhen e dyshimtë

17:41 08/04/2022

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është filmuar duke shkuar në një funeral në Moskë i rrethuar nga rojet e tij, njëri prej të cilëve mbante një valixhe të dyshimtë, që sipas shtypit ndërkombëtar, besohet të ketë qenë “valixhja bërthamore”.

I veshur me të zeza, Putin bëri homazhe për Vladimir Zhirinovsky, një nacionalist i zjarrtë, i cili humbi jetën si pasojë e Covid.

Pranë Presidentit Putin qëndronte një oficer i lartë ushtarak i cili mbante valixhen që besohet se kishte kodet e armëve bërthamore.

Artikulimi për armët bërthamore u bë kryefjalë gjatë javëve të fundit kur nisi konflikti ushtarak në Ukrainë, shtet që u sulmua nga Rusia.  

Forcat ruse lëshuan edhe një raketë hipersonike duke goditur depo municionesh dhe armësh të ushtrisë ukrainase.

Sa i përket armëve bërthamore, më herët ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka artikuluar se nëse do të shpërthejë Lufta e III Botërore, do të jetë me armët bërthamore.  /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.