Vladimir Putin vaksinohet me dyer të mbyllura kundër Covid-19, presidenti rus merr vaksinën Sputnik

RUSI

Presidenti rus, Vladimir Putin, është vaksinuar të martën kundër coronavirusit, duke inkurajuar rusët të cilët hezitojnë, që të vaksinohen.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Putin zgjodhi që të vaksinohet me dyer të mbyllura, teksa shtojnë se Kremlini.

Lajmin është bërë i ditur më anë të një njoftimi në profilin në Tëitter të vaksinës ruse, Sputnik.

Postimi shoqërohej nga një fotot e Putin ku shfaqet duke qeshur dhe me krahët lart në shenjë fitore. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Kremlinit, Peskov.

“Qëllimi ishte të theksonim se të treja vaksinat ruse janë shumë të besueshme, shumë të mira dhe efektive”-është shprehur zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov. Gjatë një interviste për BBC, Peskov kundështoi sugjerimin se nëse Putin do të vaksinohej para kamerave do të bindte skeptikët të vaksinoheshin. Ai tha se rusët duhet të besojnë tek fjala e Kremlinit edhe pse nuk e panë Putin duke e bërë vaksinën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Disa ditë më parë u vaksinua edhe kryeministri francez, Jean Castex me AstraZeneca. Gjithashtu edhe ai britanik Boris johnson u vaksinua me AstraZeneca. Nga vaksinimi i tyre pai vetëm foto dhe jo video.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *