Vlahoviç-Lautaro, sfidë golash në “Artemio Franki”/ Ja si pritet të rreshtohen skuadrat





Fiorentina – Inter nuk do të jetë vetëm një përballje vazhdimësie mes dy skuadrave që e kanë nisur mirë kampionatin, por edhe një sfidë mes dy prej sulmuesve më të mirë që luajnë në Serinë A. Lautaro do ta gjejë Vlahoviçin në Firence, aty ku të dy do të ballafaqojnë dy nga objektivat më të kërkuar të kësaj vere, që në rast investimi nga ana e zikaltërve mund të përfundonin duke qenë shokë ekipi.

marktwert-update-serie-a-spotlight-lautaro-martinez-dusan-vlahovic-1622709794-64031

24-vjeçari argjentinas do të pritet nga 21-vjeçari serb në një provë e cila pritet ta justifikojë gjithë interesin e çmendur për ta këtë verë, për çudi nga të njëjtat ekipe, Atletiko e Madridit dhe Totenhemi. Për momentin, në Itali nuk ka asnjë duel tjetër që vlen kaq shumë, të dy së bashku kushtojnë rreth 170 milionë euro dhe në mënyrën si e kanë nisur sezonin, në fund të tij, kartoni i secilit do të arrijë në 100 milionë euro. Dy sulmues të rinj, me të ardhme, që vazhdimisht rezultojnë vendimtarë për skuadrën janë të lakmuar kudo, por mbi të gjitha nga vetë presidentët e klubeve të tyre aktualë që e kanë kuptuar se në shtëpitë e tyre kanë nga një thesar.

SFIDA E GOLIT – Për të kaluar nga objektiva merkatoje në liderë të ekipeve të tyre u desh një kohë e shkurtër. Vetëm me ata të dy në fushë zbresin 37 gola për vitin 2021, kur ngelen akoma edhe tre muaj nga fundi. Tri javë në kampionat mjaftuan që trajnerët e tyre të rinj të flisnin me superlativa. Inzagi deklaroi: “Tani që e stërvis e kuptoj sa i fortë është”, ndërsa nga ana tjetër Italiani u shpreh për serbin:

“Po rritet në një mënyrë të pabesueshme, ka personalitet dhe luan si të ketë shumë vite eksperiencë”. Argjentinasi është graduar lider me kohën, e ka sezonin e katërt si zikaltër dhe pas largimit të Lukakut mori më shumë përgjegjësi. Serbi i Fiores është rritur nën mitin e Zalatan Ibrahimoviçit dhe idhulli mjafton për të treguar grintën dhe karakterin që ka.

Lautaro shënon një gol në çdo 67 minuta dhe po kërkon edhe lavdinë personale ndaj violëve në rrugën për “Këpucën e Artë”, por nuk do të jetë e lehtë sepse edhe Vlahoviç me tre gola në katër ndeshje në kampionat po hedh kandidaturën. Të dy do të kenë nevojë për ndihmën e skuadrave për t’ia dalë aq sa ekipet do të kenë nevojë për golat e tyre, për të marrë tri pikët në ndeshjen e mbrëmjes. Lautaro – Vlahoviç do të jetë një sfidë brenda sfidës dhe gjasat që rezultati të firmoset prej tyre janë të mëdha.

Fiore Inter

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *