Vlera e ekipeve të kualifikuara në 1/8-at e Europianit sa dyfishi i buxhetit të shtetit shqiptar/ Ja përballja “big” që shkon 2.2 miliardë euro






Mbrëmjen e djeshme u kompletua edhe grupi i 16 kombëtareve të kualifikuara në fazën e 1/8 te EURO 2020. Një fakt interesant është se vlera e 16 ekipeve të kualifikuara shkon plot 10 miliardë euro, sa dyfishi i buxhetit të shtetit shqiptar.

EURO 2020

Lista kryesohet nga Anglia vlen plot 1.26 miliardë, ndërsa skuadra më e lirë është Uellsi me 177 milionë euro. Përballja më e shtrenjë e 1/8-ve është padyshim Angli-Gjermani, që kalon kufirin e 2.2 miliardëve, ndërsa Suedi-Ukrainë vlen vetëm 410 milionë euro.

Pas “Tre Luanëve”, renditja vazhdon me Francën, Gjermaninë, Spanjën Portugalinë, Italinë, Belgjikën e Holandën. Diferenca më e madhe në këtë fazë është në dueli mes Francës dhe Zvicrës ku “Gjelat” kushtojnë rreth 700 milionë më shumë se helvetët.

Futbollisti më i shtrenjtë? Pa as më të voglin dyshim, Kilian Mbape, që sot vlerësohet 160 milionë euro. Pas tij janë Stërling, Harry Kane e kështu me radhë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *