”Vllaznia dhe Teuta pretendente deri në fund”, flet Alban Bushi: Nuk mund të them se është kampionati më i bukur



I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi, analizoi situatën aktuale në Kategorinë Superiore, duke u shprehur se Vllaznia dhe Teuta do të jenë pretendente deri në fund. 

bandicam 2021-04-11 22-15-51-141

”Nuk mund të them që është ndër kampionatet më të bukura, por është nga më interesantit pasi skuadra janë aty-aty me pikë. Deri në fund do të jetë garë cilësore dhe me emocione.

Superiorja jonë është e një niveli të mire sepse shumë lojtarë janë transferuar jashtë. Të paktën ne jemi në gjendje të bëjmë mire, jemi në gjendje të prodhojmë lojtarë. Futbollistë si Çokaj, Kallaku, Tuci dhe Mersinaj janë produkt i Superiores dhe po bëjnë mjaft mirë jashtë. Në qoftë se këta lojtarë do të qëndronin në Shqipëri atëherë kampionati do të ishte më i fortë.

Kampionati nuk ka siç duhet një ekip, por mua më pëlqen Vllaznia. Ka një ekip të vogël dhe më pëlqeu ecuria gjatë gjithë kampionatit sepse bëri mirë me pak lojtarë, me 11-12 lojtarë të mirë. Mendoj se Vllaznia do të jetë pretendente sepse tani nuk a ka presionin e titullit. Vllazninë e shoh për titull, është aty nuk ka ikur. Teuta nuk ka bërë as shumë keq, por nuk ka bërë as shumë mirë. Teuta ka qenë ekip stabël, sepse unë e ndjek shumë Teutën, ka harmoni brenda grupit. Vllaznia dhe Teuta janë pretendente këtë kampionat”, u shpreh trajneri Bushi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *