“Vllaznia dominoi sfidën, kemi bërë gjithçka keq”, Kamarata: Lojtarët i pezullova unë sepse…



Pas humbjes turpëruese 0-6 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loni Papuçiu”, trajneri i Apolonisë, Fabricio Kamarata në një prononcim pas ndeshjes në mikrofonat e “SuperSport” ka analizuar këtë takim:

bandicam 2021-04-18 15-10-24-121

“Bëmë gjithçka keq ndeshjen e sotme, Vllaznia dominoi, morëm katër gola në goditje normale. Sot dua të flas vetëm per krenarinë, për të treguar sa vlejmë, ne do ta provojmë deri ne fund mbijetesën. Në ndeshje duhet të jemi më dinakë, sepse duhet të japim gjithçka, duhet të kemi krenarinë dhe të luajmë për të arritur këtë objektiv.

Diop është i dëmtuar nuk do të jetë në fundin e sezonit, Agiare gjatë stërvitjes është dëmtuar dhe ishte sot në pankinë për të përkrahur ekipin. Katër lojtarët e tjerë janë të pezulluar nga vendimet e mia dhe unë i marrë përgjegjësitë sepse unë dua të kem në përbërje lojtarë që besojnë deri në fund tek mbijetesa.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *