Vlora, “stacioni” i radhës i Sali Berishës/ Ish-kryeministri mesazh demokratëve: Ju ftoj të merrni pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!





Ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë nesër në Vlorë takimin e tretë në kuadër të “Flotores” në Partinë Demokratike.

Sali-Berisha-turi-foltorja-pd-kunder-miliantet0perjashtimi-lul-basha (26)

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Sali Berisha ka ftuar demokratët e Vlorës të marrin pjesë, duke theksuar se “vetëm të bashkuar fitojmë!”.

Kujtojmë që Berisha synon të mbledhë 1 mijë e 500 firma që të thirret Kuvendi Kombëtar e më pas të mbahet një referendum që anëtarët të vendosin për vendimin e Bashës për largimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar.

Mesazhi i Berishës

Njoftim!

Diten e shtune me date 25 shtator ne ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *