Vodafone Albania prezanton strategjinë

20:19 21/05/2021

“Bashkim i shpirtit njerëzor me teknologjinë”

“Together we can”, pozicionimi i ri i markës Vodafone, që ka si qëllim bashkimin e shpirtit njerëzor me teknologjinë vjen edhe në Shqipëri me një sërë projektesh me impakt të lartë social dhe ekonomik. Kjo strategji u prezantua pasditen e së enjtes nga drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania z.Achilleas Kanaris.

Redforkids, projekti qĂ« nisi si pĂ«rgjigje emergjente ndaj nevojĂ«s sĂ« krijuar gjatĂ« pandemisĂ« pĂ«r tĂ« mos lĂ«nĂ« asnjĂ« fĂ«mijĂ« larg teknologjisĂ«, duke dhuruar 15,000 tableta pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« nevojĂ«, do tĂ« vijojĂ« mĂ« njĂ« sĂ«rĂ« iniciativash.

VOIS, projekti ime i ri i Vodafone Albania, do të punësojë së shpejti mbi 1000 të rinj, të cilët do të ofrojnë nga Shqipëria shërbime dixhitale dhe operacionale për kompanitë Vodafone nëpër Europë.

Vodafone Albania, si një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, operon prej 20 vitesh në treg me investime të vazhdueshme që kapin vlerën e 1,9 miliardë Eurove.

Vetëm në dy vitet e fundit, kur Shqipëria u përball me krizën e tërmetit dhe Covid-19, Vodafone i dedikoi rreth 6 milionë Euro nismave për përballimin e emergjencave paralelisht me zbatimin e planit strategjik për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së rrjetit në vend.

Moment kyç ishte hyrja në tregun fiks me blerjen e operatorit të dytë më të madh fiks. Çertifikuar ndër vite si rrjeti më i mirë celular në vend, vetëm në pak muaj pas nisjes së investimit prej 100 milionë Eurosh në infrastrukturën fikse, Vodafone u çertifikua edhe si rrjeti më i mirë fiks.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z.Kanaris, u shpreh se në fund të rrugëtimit të tij 3-vjeçar në Shqipëri, ndihet krenar për arritjet dhe entuziast për projektet që Vodafone Albania do të vijojë për realizimin e axhendës dixhitale në vend. Ky angazhim u konfirmua edhe nga znj. Katia Stathaki, e cila merr drejtimin e Vodafone Albania prej 1 Korrikut 2021.

Tv Klan

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *