“Vodhën të brendshme dhe lanë armët pas”, deputetja ukrainas zbulon panoramën e territoreve të çliruara: Trupa pa koka, civilë të torturuar e vrarë dhe…

vodhen te brendshme dhe lane armet pas deputetja ukrainas zbulon panoramen e territoreve te cliruara trupa pa koka civile te torturuar e vrare dhe
vodhen te brendshme dhe lane armet pas deputetja ukrainas zbulon panoramen e territoreve te cliruara trupa pa koka civile te torturuar e vrare dhe

Trupa ushtarësh me koka të prera, civilë të pushkatuar dhe torturuar, adoleshentë të terrorizuar aq sa nuk marrin guximin ë dalin nga bodrumet ku ishin fshehur deri tani: kjo është panorama e asaj që forcat e Putinit kanë lënë pas, sipas Lesia Vasylenko, deputete ukrainase.

Të paktën 150,000 ukrainas jetonin nën pushtimin rus thuajse që nga nisja e pushtimit.

Që nga 6 shtatori, forcat ukrainase kanë rimarrë më shumë se 300 vendbanime në rajonin e Kharkiv, duke marrë rreth 6 mijë kilometra katrorë të territorit të pushtuar nga Rusia.

“Çlirimi zbulon shumë krime. Përballemi me qindra, për të mos thënë mijëra krime të tmerrshme si ato që ndodhën në Bucha”, tha Vasylenko, duke iu referuar varrezave masive të civilëve dhe dëshmive të torturave të zbuluara në Bucha kur forcat ukrainase rimorën rajonin e Kievit. “Do të ketë gjykim, ndëshkim dhe drejtësi”, shtoi ajo.
Deputetja ukrainase në një postim në Tëitter tha se ushtarët e Putinit vodën gjitçka nga vendi i saj, madje edhe të brendshme, ndërsa armët sipas saj i lanë pas.

Ajo ka bërë publike edhe një detaj jo të këndshëm, kur tha se jashtëqitjet e ushtarëve gjendeshin kudo në zonat e çliruara, në kisha, shtëpi apo rrugë.
“Duket sikur ushtarët rusë nuk e dinë se çfarë është tualeti”, shkroi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts