Vodhi flori në një argjendari në qendër të Fierit, arrestohet 35-vjeçari

vodhi flori ne nje argjendari ne qender te fierit arrestohet 35 vjecari
vodhi flori ne nje argjendari ne qender te fierit arrestohet 35 vjecari

Vodhi bizhuteri floriri, në një argjendari në qendër të qytetit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga pronari i një argjendarie, se një shtetas kishte vjedhur bizhuteri në subjektin e tij, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për këtë rast, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

Sh. K., 35 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një varëse floriri që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts