Vogëlushi hero, notoi mbi një orë për të shpëtuar babain dhe motrën që rrezikonin të mbyteshin

Një 7-vjeçar në Florida është duke u cilësuar si hero nga mediat. Kjo pasi fëmija notoi mbi një orë për të kërkuar ndihmë kur motra dhe babai i tij u tërhoqën nga një rrymë. Steven Poust ankoroi varkën e tij në lumin St. Johns në Jacksonville, Florida, që dy fëmijët e tij, Chase dhe Abigail të notonin.

Krejt papritur, Abigail, u tërhoq nga rryma, e cila ishte shumë e fortë. I ati u hodh që ta ndihmonte dhe i tha Chase që të kërkonte ndihmë, ndërsa përpiqej të arrinte vajzën e tij, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi.

“Unë i thashë atij se e doja sepse nuk isha i sigurt se çfarë do të ndodhte”, tha Poust.

Vogëlushit iu desh që të notonte për një orë për të arritur në breg. Sapo preku tokën, ai vrapoi në shtëpinë më të afërt për ndihmë.

Ndërkaq, babai dhe motra e tij ishin rreth 3-4 km larg vendndodhjes së varkës dhe u shpëtuan nga Departamenti i Shpëtimit dhe Zjarrit në Jacksonville.

“Ne jemi të lumtur të themi që të tre janë rikuperuar dhe janë mirë. Ne nuk mund të kërkonim një rezultat më të mirë.”, deklaruan autoritetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *