Vokshi i dërgon letër trupit diplomatik në Shqipëri: Qeveria po cenon lirinë e medias dhe fjalën e lirë, ndërhyni me influencat tuaja t’i jepni fund








Albana Vokshi të mërkurën ka akuzuar qeverinë shqiptare se po cënon lirinë e medias. Nisur nga kjo, Vokshi i ka dërguar një letër diplomatëve të huaj në vendin tonë, por jo vetëm që të ndërhyjnë te qeveria shqiptare për të ndalur sipas saj çdo veprim që cenon lirinë e fjalës, lirinë e medias dhe të drejtën kushtetuese për informim.

albana

Letra u është dërguar trupit diplomatik në Shqipëri, Delegacionit të BE,  Ambasadës së SHBA, prezencës së OSBE, Këshillit të Evropës,Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës Mijatovic, Komisionereve Maryia Gabriel dhe Dubravka Suica, Presidentes së Forumit te Grave të PPE Doris Pack si dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që trajtojnë çështje të medias si RSF, TI, Freeeom House etj.

Në këtë letër ajo ka adresuar 3 problematika kryesore, si ndalimi i gazetarëve të akredituar në Kuvend për të marrë pjesë në Komisionet Parlamentare dhe censurimi i tyre, paketa anti-shpifje si edhe atë që sipas saj po bëhet për kapjen e Këshillit Drejtues të RTSH dhe Bordit të AMA-s.

Letra drejtuar Ambasadave_Liria e medias (shqip) 28.06.2021

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *