“Voldemorti i Zgjerimit”, komisioneri Várhelyi akuzohet se injoroi shqetësimet për të mbështetur Serbinë








Një analizë e publikimit politico.eu publikoi fakte të hidhura për komisionerin e zgjerimit të BE-së, Olivér Várhelyi, duke e cilësuar atë një zyrtar që ka injoruar shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në favor të axhendës së qeverisë hungarese dhe në mbështetje kryesisht të Serbisë mes vendeve kandidate.

varh

Komisioneri i zgjerimit të BE-së Olivér Várhelyi u kritikua si një zyrtar që ka fshirë apo ka zbutur kritikat ndaj vendeve kandidate në drejtim të rënies së standarteve demokratike të shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në favor të një axhende të qeverisë hungareze që synon të dobësojë vlerat e BE-së dhe në mbështetje kryesisht të Serbisë, bëhet e ditur nga një analizë e politiko.eu. një publikim online i specializuar. Sipas analizës, [link] një diplomat i BE-së e ka cilësuar atë si Voldemorti i Zgjerimit, duke iu referuar me emrin e personazhit të zi të serisë Harry Potter, në të cilën, Voldemorti (i përkthyer në shqip si Fluronvdekje), arrin të rrëmbejë pushtetin në republikën e magjisë përmes një grushti shteti të heshtur.

Várhelyi akuzohet se ka mbyllur sytë para rënies dramatike të standardeve demokratike në Serbi, një vend që është klasifikuar nga Freedom House si “pjesërisht i lirë” nga statusi i mëparshëm “i lirë”. Zyrtarë të ndryshëm të Drejtorisë së Zgjerimit, të cituar pa emër nga raporti, ankohen se komisioneri i ka shtyrë ata të mos shohin me vëmendje situatën me qëllim që të nxisin përparimin e anëtarësimit, veçanërisht të Serbisë.

Romeo Franz, një europarlamentar për të Gjelbrit nga Gjermania, i tha Politico.eu se qëndrimi i Várhelyit ka qenë i debatueshëm edhe në rastin e bllokimit të vendimit për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nga vetoja Bullgare, kur ka propozuar ndarjen e procesit për të lejuar hapjen për Shqipërinë por jo për Maqedoninë e Veriut. Franz sheh një lidhje mes mbështetjes së qeverisë Orban në Hungari për ish-kryeministrin e dënuar për korrupsion Nikola Gruevski.

Një punonjës i Drejtorisë së Zgjerimit komentoi gjithashtu se vëren një përputhje të dukshme mes qëndrimit të qeverisë hungareze ndaj Turqisë dhe qëndrimit të Várhelyit. Ai akuzohet gjithashtu se ka fshirë nga projektraporti për Turqinë, disa referenca në lidhje me nxitjen e gjuhës së urrejtjes nga politikanët në pushtet në Turqi ndaj komunitetit LGBTQ+ apo për dhunimin e gazetarëve. /BIRN/

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *