VOLEJ FEMRA/ Kupa e Shqipërisë, Tiranës i mjaftojnë 53 minuta ndaj Teutës








Tirana bëhet skuadra e parë që siguron kualifikimin për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Vajzave bardheblu u kanë mjaftuar vetëm 53 minuta lojë për ta likuiduar përsëri 3-0 Teutën edhe në çerekfinalen e kthimit që u zhvillua dje në sallën “Farie Hoti”.

tirana

Ashtu sikurse pritej, ndeshja u zhvillua tërësisht nën diktatin e Tiranës. Ekipi i drejtuar nga Amarilda Prenga e kontrolli lojën që nga fillimi e deri në fund, ndërsa Teuta e kishte thuajse të pamundur të bënte më tepër.

t1

Diferencat kualitative mes dy skuadrave u përkthyen qartë edhe në rezultatet e seteve, me Tiranën që i fitoi bindshëm të gjitha fraksionet e lojës, respektivisht në shifrat 25-10, 25-12 dhe 25- 19. Kështu kryeqytetaset hedhin një tjetër hap të rëndësishëm, duke u afruar edhe më shumë me objektivit, që sigurisht është fitimi i trofeut.

t2

NDESHJET E TJERA – Kupa e Shqipërisë do të vijojë sot me dy përballjet e radhës çerekfinale. Pas fitores 3-0 në Shkodër, Barleti do të kërkojë sërish suksesin edhe në ndeshjen e kthimin ndaj Vllaznisë, takim që do të luhet në “Feti Borova”

Ndërsa shkodranet do të japin gjithçka për të bërë përmbysjen. Ndërkohë , Skënderbeu do të përballet me Elbasanin, me korçaret që e kanë fituar sfidën e parë 3-0.

Çerekfinalet do të mbyllen më 31 janar, teksa Partizani do të kërkojë përmbysjen ndaj Lushnjës, me të cilën pësoi një humbje të papritur 2-3 në ndeshjen e parë.

Kujtojmë që fituesja në fuqi e Kupës është Partizani, ndërsa rekordin e sukseseve në këtë kompeticion e mban një emër i madh i volejbollit shqiptar, si Dinamo, e cila koleksionon 21 Kupa. Por siç dihet Dinamo prej vitesh nuk përfaqësohet më në aktivitetet në nivel të rriturish në sportin e rrjetës në vendin tonë.

teuta (1)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.