VOLEJBOLL MESHKUJ/ Partizani rrëzon Tiranën nga froni, të kuqtë shpallen kampionë të Shqipërisë

volejboll meshkuj partizani rrezon tiranen nga froni te kuqte shpallen kampione te shqiperise































Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj për edicionin 2023-2024. Skuadra e Ylli Tomorrit ka kompletuar përmbysjen e madhe ndaj Tiranës, duke i mposhtur bardheblutë në finalen e pestë dhe të fundit të zhvilluar në Farkë me rezultatin 3-1 (25-16, 25-20, 15-25, 25-21), për ta fituar serinë 3-2 me ndeshje.

WhatsApp-Image-2024-05-04-at-20.01.47

Ky është titulli i 16-të në histori për Partizanin, me “demat” që mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, me tripletë, teksa më parë kishin fituar edhe Ligën Gjergj Kastrioti dhe Kupën e Shqipërisë. Për të ngritur lart tre trofetë e sezonit, Partizani ka mundur në gjitha rastet Tiranën në finale. Me 4 lojtarë brazilianë në përbërje dhe me një bosht të fortë lojtarësh vendorë, duke nisur nga Osman Qepa, për të vijuar me Raul Sabliqin apo organizatorin Deliu, trajneri Tomorri arriti të formonte një skuadër perfekte.

WhatsApp-Image-2024-05-04-at-20.01.47-1

Nga ana tjetër bardheblutë e Arben Sakos, shpërdoruan avantazhin e dyfishtë në këto finale, ndërsa në derbin e tretë madje kishin në dispozicion edhe pikën e titullit, por nuk mundën ta shfrytëzonim. Kështu pas dy edicionesh si dominuese absolute, Tirana ia lëshon fronin rivalëve të qytetit, teksa volejbolli i meshkujve në Shqipëri tashmë vishet tërësisht i kuq.

WhatsApp-Image-2024-05-04-at-20.01.46

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts