Volodymyr Zelensky: Rusia, shtëpia e kriminelëve të luftës

22:40 23/05/2022

Nga Forumi Ekonomik i Davos presidenti ukrainas iu kërkoi udhëheqësve botërorë që të përgjigjen ndaj agresionit

Forumi Ekonomik Botëror filloi takimet e tij vjetore në Davos të liderëve politikë dhe të biznesit global, me luftën në Ukrainë në krye të agjendës për ngjarjen katër-ditore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u është drejtuar liderëve botërorë të mbledhur në Davos, Zvicër, për Forumin Ekonomik Botëror duke adresuar krizën në Ukrainë. Këtë vit, tema është më shumë se retorikë është shprehur Zelensky.

“Bota nuk mund të udhëhiqet nga forca brutale. Rusia është shtëpia e krimeve të luftës dhe se i gjithë shteti është plot me kriminelë lufte. U kërkoj udhëheqësve botërorë të ndryshojnë qasjen e tyre dhe të përgjigjen në mënyrë parandaluese ndaj Rusisë. Forca nuk është e interesuar për mendimet tona dhe nuk ka nevojë për takime të mëtejshme në Davos pasi nuk do të kishte arsye për këtë. Shikoni çfarë ka bërë tashmë Ukraina, ne kemi krijuar një precedent historik, një precedent guximi”.

Zelensky u shpreh se një embargo e plotë e naftës, të gjitha bankat ruse të ndalojnë punën, të braktiset plotësisht sektori IT në Rusi dhe të mos bëhet asnjë tregti me Rusinë.

Themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Davos, Klaus Schwab, kërkoi që delegatët ukrainas në këtë ngjarje të merrnin një duartrokitje përpara se të thoshin se lufta do të ishte “një pikë kthese në histori“.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur se Perëndimi ka shkaktuar një krizë globale ushqimore duke vendosur sanksionet më të rënda në historinë moderne ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar me burgim të përjetshëm një komandant tankesh rus për vrasjen e një civili të paarmatosur. Ushtari i kapur Vadim Shishimarin u dënua për vrasjen e Oleksandr Shelipov në fshatin veri-lindor të Chupakhivka më 28 Shkurt. Ukraina thotë se mund të kenë ndodhur më shumë se 11,000 krime.

Përveç krizës në Ukrainë, rimëkëmbja pas pandemisë, trajtimi i ndryshimeve klimatike, e ardhmja e punës, përshpejtimi i kapitalizmit të palëve të interesuara dhe shfrytëzimi i teknologjive të reja janë ndër temat e planifikuara për diskutim në Davos.

Forcat ruse në Ukrainën lindore po intensifikojnë sulmet ndaj një qyteti kyç teksa kërkojnë të pushtojnë rajonin e Donbasit. Severodonetsk, qyteti më i madh nën kontrollin ukrainas në provincën Luhansk, është vënë nën zjarr intensiv nga forcat e Moskës. Artileria ruse goditi 73 pika komandimi, 578 zona ku u grumbulluan trupat dhe pajisjet ushtarake ukrainase.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.