Volodymyr Zelensky thirrje për rritjen e prodhimit të energjisë

18:47 26/03/2022

Në samitin e Doha-s presidenti ukrainas ka kërkuar që Katari të jetë katalizator për dërgimin e gazit natyror

Pushtimi rus në Ukrainë ka sjellë një bllokim të furnizimeve me ushqime, veçanërisht me grurë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje prodhuesve të rrisin gjithashtu edhe prodhimin e energjisë.

Në samitin e Doha-s në një lidhje direkte Zelensky u shpreh se Katari shihet si thelbësor në stabilizimin e situatës energjetike në Europë dhe si katalizator kryesor për dërgimin e gazit natyror në këto vende.

“Ju mund të jepni kontributin tuaj duke stabilizuar tregun energjetik në Europë, duke rritur prodhimin. Rusia duhet të kuptojë se asnjë vend nuk mund ta përdore energjinë si armë dhe të shantazhojë botën”.

Zelensky tha gjithashtu se asnjë vend nuk është i siguruar ndaj pushtimit rus që ka sjellë një ndërprerje në furnizimin me ushqime. Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë duke plotësuar 30% të nevojave të gjithë globit.

“Ata po shkatërrojnë kauzën tonë, po shkatërrojnë të gjitha burimet tona të nevojshme për bujqësinë. Pse po e bëjnë këtë? Vendi ynë do të ketë ende mjaft ushqime, por mungesa e eksporteve nga Ukraina do t’i japë një goditje të rëndë shumë vendeve, botës myslimane, Amerikës Latine dhe vendeve të tjera”.

Që prej 24 Shkurtit kur forcat ruse hynë në Ukrainë çmimi i hidrokarbureve dhe i grurit pësoi një rritje të frikshme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.