Voltana Ademi kërkon 300 milionë lekë për Vllazninë: Klubi nuk përballon dot shpenzimet








Vetëm dy ditë para ndeshjes së rëndësishme të Vllaznisë ndaj AEL Limasol në Ligën e Konferencës, kryebashkiakja e Shkodrës e njëkohësisht presidente e kuqebluve, Voltana Ademi, ka kërkuar që Këshilli Bashkiak të miratojë një tjetër fond për shpenzimet e skuadrës. Ajo ka bërë kërkesën për alokimin e 30 milionë lekëve të reja për shkodranët, duke bërë të ditur se me situatën aktuale, pavarësisht fitimeve nga Europa, përsëri klubi nuk mund të vetëfinancohej, meqë nuk është mbyllur procesi i privatizimit.

VOLTANA ADEMI

“Për çështje si pagat e lojtarëve stafit, tatimet që vazhdojnë e paguhen në vijimësi, etj., ka në vazhdimësi akumulim të detyrimeve që vazhdojnë gjatë kësaj periudhe e nuk mund të mbulohen. Jemi përpjekur me të ardhurat e siguruara nga klubi por nuk mbulojnë tërësisht nevojën për mbështetjen e duhur. Konkurrimi në Europë do të ketë të ardhura për arkat, por këto të ardhura nuk janë që kanë hyrë në buxhetin e klubit ende dhe kësisoj vështirësitë vazhdojnë të jenë permanente. Kemi vijuar punën për t’i përballuar me donatore e sponsorin, edhe me FSHF e cila ka vijuar mbështetjen tonë duke na krijuar mundësinë e mbështetjes sidomos për logjistikë e kërkohen financime. Na e kanë mundësuar pagesën në avancë.

Ndaj kërkojmë që nëse mund të vijojmë të sigurojmë si më parë financim për shërbime që klubi ka marrë, si paga e detyrime, qira banesash, detyrime për transport e akomodim e trajtim ushqimor. Nuk pretendojmë t’i likuidojmë të gjitha, pretendojmë të rritim të ardhurat këtë vit. Duke vlerësuar mundësinë e mbështetjes, kemi pro[pozuar alokimin e fondeve për një vlerë rreth 30 milionë lekë të reja, për mbulimin e shpenzimeve prioritare të rreshtuara më sipër.

Nuk mjafton ajo që ka klubi sot, ndaj kërkojmë ta mbështetim. Tashmë me konkurrimin në Europë e privatizimin, si dhe me rritjen e konkurrueshmërisë, me vlerën që merr, shpresojmë që Vllaznia të vazhdojë rrugën e suksesit e të qëndrueshmërisë financiare”, tha ndër të tjera Ademi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *