Von Cramon: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, pas zgjedhjeve në dy vendet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, vlerëson se zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe Kosovë do të ndikojnë në dialogun e Brukselit dhe se të dy udhëheqësit, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, do të jenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre drejt votuesve deri në fund të zgjedhjeve, kur bëhet fjalë për negociatat, por shpreson që pas zgjedhjeve do të ketë përparim në dialog.

Duhet kujtuar se vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodhë në shtator në Bruksel. “Ky është një proces shumë i gjatë dhe ne shohim që kemi zgjedhje në të dy vendet. Gjatë asaj periudhe, është shumë e vështirë që opinioni vendor të pajtohet për disa reforma më të thella ose ndryshime të mëdha. Në këtë drejtim, unë shoh që ka përparim. Të dy udhëheqësit po takohen, dhe unë do ta quaja këtë një sukses. Ne duhet të shohim nëse po bëjmë përparim dhe ne në BE do të donim që të ishte më i shpejtë”, tha ajo.

Ajo, për televizionin “N1”, vlerëson se Vuçiçi dhe Kurti do të jenë shumë të kujdesshëm për shkak të zgjedhjeve të ardhshme, si dhe se do të ketë një “periudhë më të lehtë për këtë dialog” pas zgjedhjeve.

“Unë pres që Vuçiç dhe Kurti të tregojnë lidership, sepse të dy liderët kanë mbështetje të konsiderueshme në parlament dhe te votuesit… Qëllimi i negociatave nuk është të vendosen parakushte dhe të thuhet se çfarë kërkohet dhe pritet nga dikush, por të shikohen hapat individualë dhe rezultatet. Shpresoj që të dy udhëheqësit të jenë të përkushtuar ndaj integrimit evropian, dhe se ata e dinë që nuk është e lehtë, por është e mundur dhe se kjo çon drejt suksesit… Unë supozoj se të gjithë ata që i shikojnë këto negociata në mënyrë reale mund të presin që rezultati është një lloj njohjeje ose një lloj pranimi i status quo-s”, tha Von Cramon.

Duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ajo potencon se tensionet tek popullata po rriten, dhe kjo është arsyeja pse pjesëmarrësit në dialog dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë më shumë për të arritur njerëzit e zakonshëm në veri të Kosovës, jo vetëm te nacionalitetit serb, që të ndihen të integruar.

Ajo vuri në dukje se Prishtina është zotuar për krijimin e Asociacionit, por gjithashtu shtoi se institucionet në veri të Kosovës duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.

Për Kurtin, Von Cramon ka thënë se është një person i ri në postin e kryeministrit, dhe se ai ka plane ambicioze të brendshme, si dhe se dëshiron të spastrojë me shprehitë e vjetra dhe modelet e vjetra të korrupsionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *