Von der Leyen: Kemi tejkaluar 250 milionë vaksinime në BE, në rrugën e duhur për të arritur qëllimin

Kemi tejkaluar 250 milionë vaksinime në BE, njoftoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. “Më shumë se 80 milionë europianë tani janë plotësisht të vaksinuar”, shtoi ajo.

Von der Leyen theksoi se BE është në rrugën e duhur për të arritur qëllimin: të sigurojë doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70% të popullsisë së rritur në bllok deri në korrik.

Administrata e BE-së synon të vaksinojë të rinjtë në muajt e vjeshtës, pas miratimit të vaksinës BioNTech-Pfizer për grupmoshën 12-15 vjeç.

Deri më sot, BE-ja ka arritur marrëveshje me BioNTech-Pfizer për 2,4 miliardë doza, AstraZeneca 400 milionë doza, Sanofi-GSK 300 milionë doza, Johnson & Johnson 400 milionë doza, CureVac 405 milionë doza dhe Moderna 460 milionë doza.

Ndër vaksinat e miratuara deri më tani në vendet e BE-së, kryesisht përdoren BioNTech-Pfizer, si dhe AstraZeneca, Moderna dhe Johnson &​​​​​​​ Johnson.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *