Von der Leyen: Rusia ka kryer krime lufte

von der leyen rusia ka kryer krime lufte
von der leyen rusia ka kryer krime lufte

17:37 09/04/2022

Gjermania shton investimet për fuqizimin e ushtrisë

Vizita në qytezën e Buchas, ku pati mundësinë të shihte trupat e të vrarëve, i forcoi edhe më tej bindjen Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.

Në përfundim të vizitës në Ukrainë ajo tha se beson që forcat ruse kanë kryer krime lufte, por megjithatë i takon ekspertëve të vendosin diçka të tillë.

Hetuesit mjeko-ligjor filluan të premten zhvarrosjen e një varri masiv në atje prej ku identifikuan disa trupa dhe thane se 18 nga 20 prej tyre ishin vrarë me armë.

Edhe Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se autorët e vrasjeve të civilëve në qytetin Buchas në Ukrainë  janë fajtorë për krime lufte dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë gjë.

Deklaratat e Scholz vijnë në një kohë kur qeveria e tij ka vendosur të forcojë edhe më tej pozitën ushtarake të Gjermanisë në Europë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz është zotuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe të investojë rreth 100 miliardë Euro në fuqizimin e ushtrisë.

Edhe në buxhetin e SHBA për vitin 2023 janë caktuar 506 milionë Dollarë investime për bazat ushtarake në Gjermani. Ky vendim u prit mjaft mirë nga gjermanët teksa ky investim do të shërbejë edhe për ndërtimin e një selie të re ku do të stacionohen trupat amerikan atje.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts