Vota e Shqipërisë në OKB, Tritan Shehu: E kundërt me SHBA, një gabim trashanik

vota e shqiperise ne okb tritan shehu e kundert me shba nje gabim trashanik
vota e shqiperise ne okb tritan shehu e kundert me shba nje gabim trashanik

Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar lidhur me vendosjen e vetos nga SHBA ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bënte thirrje për një armëpushim humanitar të menjëhershëm në Gaza.

Votimi erdhi pasi shefi i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi për një rrezik të lartë të kolapsit të sistemit të mbështetjes humanitare që mund të çojë në pasoja të tmerrshme në enklavën ku po zhvillohen luftimet.

Sipas deputet të Partisë Demokratike, Tritan Shehu kjo votë e Shqipërisë është një gabim i përsëritur e trashanik, që bie ndesh me interesat e vendit tonë.

“Rama ka humbur orientimin gjeostrategjik! Disa orë më parë në Këshillin e Sigurimit të OKB vota e Shqipërisë ishte krejt e kundërt me atë të ShBA! Nuk ishte as abstenim… Një gabim i përsëritur e trashanik, ndesh me interesat tona.

Kjo, ashtu si qartësova në postimin e mëparshëm, është në lidhje me Rezoluten e paraqitur nga Emiratet e Bashkuara për luftën në Gaza!

Një votim i rëndësishëm, por realisht i dështuar pa filluar ky, për të cilën ne duhet të bashkonim votën tonë me ShBA.

Ashtu si për të gjitha qëndrimet në lidhje me Lindjen e Mesme, e me gjerë për qëndrime gjeopolitike e gjeostrategjike! Ku ne duhet të ndjekim SHBA!”, shprehet ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts