Votim më shumë se njëherë/ Celibashi: Nisin hetimet për falsifikim të materialit zgjedhor dhe shkelje të fshehtësisë së votës! Do të çojmë në Prokurori…






Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se për zgjedhjet e 25 prillit kanë nisur hetimet për disa çështje.

ilirjan-celibashi-770x395

Në një postim në rrjetet sociale, Ilirjan Celibashi thotë se janë depozituar në KQZ 10 kërkesa për informacion dhe 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK dhe Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë dhe Elbasan.

Po ashtu komisioneri shkruan se pamjet filmike të procesit të numërimit janë kërkuar edhe nga Policia e Tiranës.  Hetimet sipas Celibashit kanë nisur edhe për votimin më shumë se një herë, pa u identifikuar.

“Për zgjedhjet e #25prill2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.

Për zgjedhjet #25prill2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar….

Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit.

Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet #25prill2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore”, shkruan Celibashi.

Në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve përfaqësues të PD dhe të LSI kanë bërë ankime për disa qarqe, ku sipas tyre shumë qytetarë kanë votuar më shumë se njëherë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *