Votimet në landin Saksoni-Anhalt, tjetër fitore për konservatorët e Kancelares Merkel

Konservatorët e Kancelares gjermane Angela Merkel kapërcyen me sukses një sfidë zgjedhore përballë ekstremit të djathtë në votimet e së dielës në landin Saksoni-Anhalt. Këto zgjedhje shihen si sprova e fundit madhore para votimeve kombëtare në shtator.

Parashikimet nga portali mediatik publik ARD flasin për epërsi të Unionit Kristian Demokrat të zonjës Merkel, me një rezultat të pritshëm prej 36% të votës, ose 6% më të lartë se pesë vjet më parë në këtë land me 2.2 milionë banorë.

Alternativa për Gjermaninë, apo AfD, siç njihet kjo forcë politike e ekstremit të djathtë pritet të marrë 22.5% të votës, gjë që përfaqëson një rënie të ulët krahasuar me 2016.

Megjithëse zgjedhjet në landet individuale diktohen shpesh nga tema lokale, ato janë njëkohësisht edhe një paralajmërues i rëndësishëm i prirjes për zgjedhjet kombëtare. Një fitore e qartë e Bashkimit Kristian Demokrat do të shihej si sinjal se udhëheqësi i saj i ri, Armin Laschet, mund të shpresojë për përkrahje si nga konservatorët, ashtu edhe nga forcat e qendrës në përpjekje për të mbajtur pushtetin edhe pas largimit të zonjës Merkel nga posti i kancelares.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *