Votimi i ndryshimit të rregullores së Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë për refugjatët, zbulohet porosia e Ramës për deputetët

votimi i ndryshimit te rregullores se kuvendit dhe marreveshja me italine per refugjatet zbulohet porosia e rames per deputetet
votimi i ndryshimit te rregullores se kuvendit dhe marreveshja me italine per refugjatet zbulohet porosia e rames per deputetet

Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Në mbledhje u diskutua për agjendën e seancës të së enjtes. Mësohet se të enjten do të votohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë për emigrantet.

Gazetari Ergys Gjencaj ka zbardhur porositë e Ramës për deputetët, i cili ka kërkuar pjesëmarrje të të gjithë ligjvënësve në seancën parlamentare.

Kujtojmë se seanca e kaluar, nuk ishte e zakonshme, pasi pati kaos dhe përplasje, pasi opozita vijoi me skenarin e saj në Kuvend, duke hedhur tymuese dhe shashka. Sakaq, mes kaosit u miratua buxheti i vitit 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts