Votimi i Presidentit të ri të Kosovës, Haradinaj nuk ka përgjigje: AAK për secilën seancë do të diskutojë veç e veç

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë të enjten se partia që drejton ai do të jetë pjesë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Për secilën seancë tjetër, Haradinaj ka thënë se grupi parlamentar i AAK-së do të diskutojë veç e veç.

“Nuk kam përgjigjje sot”, ka thënë Haradinaj, teksa është pyetur nëse do të qëndrojë në sallë AAK-ja kur të votohet për pozitën e presidentit.

Haradinaj i ka bërë këto komente pas takimit që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ka nisur vizitën e tij në Kosovë, me qëllim të diskutimit të procesit të regjistrimit të popullsisë së diasporës.

Ditë më parë Haradinaj ka thënë se është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i sigurojë votat e nevojshme në kuvendin e ri për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për ta krijuar Qeverinë; dy të tretat për presidentin janë në përgjegjësinë e tyre”, ka thënë Haradinaj pas takimit që ka pasur të hënën me ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ndërsa Osmani, e cila në këto zgjedhje ka garuar në kuadër të listës së LVV-së, po kërkon një mandat të plotë në krye të shtetit.

Edhe Haradinaj ka garuar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, duke e propozuar veten për postin e presidentit.

Pas takimit konsultativ me Osmanin dhe Kurtin më 15 mars, ai nuk ka treguar nëse ka hequr dorë nga ambicia për postin e presidentit.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *