Voton Albin Kurti: Qytetarët të shfrytëzojnë këtë moment demokracie, unë dhe qeveria do të punojmë për fuqizimin e komunave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar ditën e sotme kutive të votimit, ku ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale.

Nëpërmjet një komunikimi për mediat, Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, ndërsa shtoi se së bashku me qeverinë do të punojë për fuqizimin e komunave.

“Si qytetar i Republikës ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie.

Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojmë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *