Vraponi në Green Coast! Pas Melonit, Checco Zalone zgjedh resortin shqiptar për të pushuar

vraponi ne green coast pas melonit checco zalone zgjedh resortin shqiptar per te pushuar

Lajmet se italianët po “pushtojnë” me turistë bregdetin shqiptar këtë verë, nuk duket aspak ekzagjerim. Pas qëndrimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni për tre ditë në Shqipëri, një tjetër personazh i famshëm sapo ka nisur pushimet e tij në resortin e Green Coast. Ka qenë Marcela Lati ajo që ka zbuluar e para se në Green Coast ndodhet për të pushuar komediani, regjisori dhe skenaristi i njohur italian Checho Zalone.

Miqtë e shumtë të Marcelës, personazhe të njohur duket se janë befasuar që kanë parë edhe Zalonen në brigjet e Palasës, teksa Marcela i ka nxitur që të mos presin shumë, por “të vrapojnë” për në Palasë për ta takuar atë nga afër. Me këtë thirrje të saj duket se do të kemi shumë trafik për në jug këtë fundjavë!

Green Coast, hoteli më i madh me vila në detin Jon ka qenë destinacioni i preferuar i personazheve VIP këtë verë.

Këto ditë, në këtë resort po pushojnë shumë personazhe të tjerë të famshëm si Ermal Meta, apo Ylli Limani, të cilët nuk kanë hezituar të ndajnë dhe momentet më të gëzueshme nga qëndrimi aty me fansat e tyre.

20230819 140159
20230819 140159

Luca Pasquale Medici, i njohur ndryshe me pseudonimin Checco Zalone është i famshëm kryesisht për rolet në filmat komedi përmes të cilave ka bërë të qeshin miliona fansa në mbarë botën.

Mjafton të kujtojmë komedinë e famshëm “Cado dalle nubi” (Bie nga retë), apo “Che bella giornata” (Sa ditë e bukur) për të sjellë ndër mend batutat e tij të famshme.

Tani mbetet për të parë se ç’të famshëm të tjerë do të mund të pikasim në Green Coast, i cili duket se po konkurron denjësisht resortet e tjera luksoze në vende si Greqia apo Kroacia ku zgjedhin të “fshihen vipat”.

Img 20230819 Wa0000
Img 20230819 Wa0000

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts