Vrasja e 29-vjeçarit në Krujë dhe plagosja e 2 të miturve, shoqërohen 3 persona në polici, kontrolle në banesat e tyre

KRUJË

Policia e Shtetit ka shoqëruar tre persona pas ngjarjes së rëndë dje në Krujë, ku u vra një 29-vjeçar dhe u plagosën dy të mitur, një atentat i ndodhur në banesën e Gentjan Bejtjas në fshatin Larushk.

Sipas burimeve zyrtare, janë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa.

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:
Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).
Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts