
Arrestohet vëllai i autorit të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit mbrëmë në Shkodër. Mësohet se në pranga përfundoi Paolo Mhilli.
Viktima, Valter Fierza, u qëllua me automatik kallashnikov nga i dyshuari, Klodian Mhilli, ndërsa në kërkim u shpallën edhe katër shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë, shtetasit Aleksandër Mhilli, Paulo Mhilli, Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj, që janë vëllai dhe kushërinj të autorit. Pas aksionit në terren u bë e mundur arrestimi i Paulo Mhillit.
NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i kërkimeve intensive, kontrolleve të vazhdueshme dhe veprimeve të shpejta operacionale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim P. M., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
22-vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë në një konflik të çastit, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, ku mbeti i vrarë shtetasi V. F., 33 vjeç. Vijojnë kërkimet për kapjen e 4 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al