Vrasja e 4 personave për shezlonget në Velipojë, Rama paralajmëron: Bizneset që nuk janë në hapësirën që i takon, të lëvizin. Policia do ju konfiskojë gjithçka






edi rama12

Për herë të parë pas ngjarjes tragjike ku mbetën të vrarë 4 persona në Velipojë nga sherri për shezlonget, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Gjatë një konference për mediat, ai u bën thirrje të gjitha bizneseve që kanë zënë hapësirat e plazhit aty ku nuk u takon, që të lëvizin nga aty.

Gjithashtu kreu i qeverisë paralajmëron se do të përforëcohen kontrollet nga policia e Shtetit të cilët do të konfiskojnë të gjitha materialet e subjekteve të cilat nuk janë në vendin ku u është përcaktuar nga qeveria.

“Ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do zbatohet me hir ose pahir. Unë dua që t’i bëj thirrje sot subjekteve që nuk janë rregull me dokumentacionin që të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull. Policia e Shtetit do jetë e pranishme në gjithë vijën bregdetare dhe do konfiskojë çdo çadër e shezlong dhe çdo gjë që nuk është e përputhur me dokumentet e subjektit. Plazhet janë të qytetarëve dhe përsa kohë subjektet janë pjesë e turizmit, edhe plazhi është i tyre.

Kjo skemë e re e administrimit të hapësirës së plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për sektorin publik dhe më shumë haopësira për qytetarët që nuk duan të jenë pjkesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privati. Përtej disa rasteve që janë bërë publike, në tërësi baza është pozitive por në ditët në vijim, kjo bazë duhet konsoliduar. Duhet punë që korriku dhe gushti të jenë të garantuara. Subjektet që nuk janë vendosur aty ku nuk u takon do të duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin dhe atë bazë materiale që kanë siguruar pasi do u merret e nuk do u jepet mbrapsht” – tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *