Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, arrestohen dy bashkëpunëtorët që ndihmuan në ekzekutimin e babait të dy fëmijëve, detajet e reja

Policia italiane ka vënë në pranga dy bashkëpunëtorë në vrasjen e biznesmenit shqiptar në Itali, Fatmir Ara. Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, në pa nga ka rënë një 30-vjeçar dhe një grua 44-vjeçare.

Ata u arrestuan nga karabinierët e Venarias, në zonën e Torinos, të dyshuar si bashkëpunëtorë për vrasjen me paramendim të Fatmir Ara, sipërmarrësit shqiptar i cili u gjet i vdekur në San Carlo, Canavese më 3 shtator.

Dy të arrestuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre të para për orë të tëra para karabinierëve ditën e djeshme. Davide Osella, i cili pranoi krimin, u arrestua më 6 shtator për vrasjen.
Sakaq, hetimet vazhdojnë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes së rëndë ku mbeti i pajetë shqiptari, baba i dy fëmijëve.

Kujtojmë se Ara, 43-vjeçari shqiptar, i gjetur pasditen e 3 shtatorit pa shenja jetë në fshatin San Carlo, sipas autopsisë u vra me tre plumba, një prej të cilëve në kokë. Ai u ekzekutua me armë gjahu dhe para krimit u dhunua nga autori. Ara ishte vrarë një ditë para se të gjendej trupi i tij i pajetë. Ai u zhduk mëngjesin e së premtes pasi u nis për të shkuar në punë dhe nuk u kthye më në shtëpi, ku ndodhej edhe në arrest shtëpiak.

Bashkëjetuesja e tij, me të cilën kishte dy fëmijë, denoncoi zhdukjen e tij mëngjesin e së shtunës. Trupi i pajetë u gjet pasdite në një fushë në zonën Ronchi-Ceretti. Ai kishte me vete dokumentet dhe kuletën dhe jo shumë larg viktimës u gjet makina e tij.

Fatmir Ara ka pasur disa probleme me sistemin e drejtësisë, është dënuar për armëmbajtje pa leje, ishte denoncuar për keqtrajtim dhe ishte arrestuar në vitin 2020 i akuzuar për drejtimin e një rrjeti droge që, sipas hetuesve, furnizonte sheshin e Ciriès.
Nga e kaluara e tij nisën hetimet e karabinierëve dhe nuk përjashtohet pista që të jetë vrarë për larje hesapesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *