Vrasja e civilëve në Kramatorsk/ Ministrja e Jashtme e Shqipërisë dënon sulmet ruse: Këto nuk janë raste të izoluara. Bota të bashkohet kundër mizorive









KramatorskMinistrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka dënuar sulmet e Rusisë në Kramatorsk ku mbi 50 civilë mbetën të vrarë. Sipas Xhaçkës këto krime ndodhën vetëm një ditë pasi Rusia u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Ajo thotë se ky nuk është një rast i izoluar, ndërsa i bën thirrje botës që të bashkohet për të dënuar luftën dhe mizoritë ilegale që po kryhen nga regjimi kriminal i Putinit.

“Vrasja e dhjetëra civilëve në Kramatorsk, një ditë pasi u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut për shkak të mizorive që ka kryer në Ukrainë është edhe më shumë një dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus.

Tashmë është e qartë se këto nuk janë raste të izoluara. Vrasja e civilëve është bërë pjesë e rregullt e aktivitetit ushtarak të Rusisë. Bota duhet të bashkohet për të dënuar këtë luftë mizore, ilegale dhe regjimin kriminal që po e bën atë”, shkruan Xhaçka në twitter.

olta xhacka

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.