Vrasja e Fierit dhe grabitja e biznesmenit në Nikël/ Salianji: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi! Shqiptarët nuk kanë sot as siguri publike








Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me situatën e kriminalitetit në vend.

Ervin Salianji

Salianji thekson se vrasja e biznesmenit, Demir Backa, në Fier mbrëmjen e djeshme, si dhe grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu, në Nikël gjatë mëngjesit të sotëm, janë dëshmi e gjendjes së sigurisë në vend.

Sipas tij qeveria është e paaftë për mbrojtjen e jetës, pronës dhe rendit për qytetarët. Ndaj ai thekson se maxhoranca duhet të mbajë përgjegjësi, pasi krahas pasigurisë socio-ekonomike, tashmë shqiptarët nuk kanë as siguri publike.

Reagimi i plotë

Për fat të keq gjëndja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë!

Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit në Fier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti!

Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojne gjithçka përtej imagjinatës!

Qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet

Qeveria duhet te mbaje pergjegjesi, krahas pasigurise social-ekonomike, shqiptaret sot nuk kanë as siguri publike!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *