Vrasja e Gentian Bejtjas, lihen në burg Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu

vrasja e gentian bejtjas lihen ne burg ilir brahimi dhe edison
vrasja e gentian bejtjas lihen ne burg ilir brahimi dhe edison

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ilir Brahimin dhe Edison Haxhiun, që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Brahimin dhe Haxhiun. Në lidhje me masën e sigurisë, avokati i të dyshuarve deklaroi se dy të arestuarit dhe tashmë të burgosur, nuk kanë lidhje me ngjarjen.

“Ne kërkojmë që të kryhet ekspertimi i GPS në makinë. Të arrestuarit nuk kanë lidhje me ngjarjen. Prokuroria nuk provoi që makina është e të arrestuarve. Prokuroria nuk provon se kush ishte në mjetin me xhamat e zinj”, deklaroi avokati i dy të dyshuarve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts