Vrasja e Giulia Cecchettin, ekstradohet autori

vrasja e giulia cecchettin ekstradohet autori

vrasja e giulia cecchettin ekstradohet autori

15:33 25/11/2023

Vrasja e 22-vjeçares ka tronditur opinionin publik në Itali, Meloni merr masa  

Filippo Turetta, i dyshuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij 22-vjeçare Giulia Cecchettin është ekstraduar në shtetin italian. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinion publik në shtetin fqinj.

Ai mbërriti në aeroportin e Venecias rreth orës 11:30 dhe do të burgoset në një Verona ku do të survejohjet 24 orë nga kamerat për të shmnagur vetëvrasjen.

Pas një jave në arrati pas vrasjes, ai u arrestua nga autoritet gjermane. Të shtunën e 18 Nëntorit u gjet edhe trupi i pajetë i 22-vjeçares.

Nga hetimet e drejtësisë italiane dyshohet se vrasja është kryer me paramendim.

22-vjeçari kishte porositur tashmë disa shirit ngjitës në internet para se të kryente krimin e rëndë.

Çifti u raportua i zhdukur më 11 Nëntor. Disa ditë para se  Cecchettin të merrte diplomën në inxhinieri biomjekësore, shkoi të blinte veshjen për ceremoninë që do të mbahej në shkollë. Që nga ajo ditë çifti u zhduk.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, rezulton se 22-vjaçari e rrahu brutalisht ish-partneren e tij në një park makinash, afër shtëpisë së saj në Vigonovo të Venecias. 22-vjeçarja u përpoq të arratisej, por nuk mundi. Partner i vendosi shiritin ngjitës në gojë dhe e futi me forcë në makinë.

Giorgia Meloni, kryeministrja e pare grua e Italisë, ka shprehur zemërim për këtë ngjarja. Mediat thonë se janë të shumta rastet e dhunës ndaj grave. Nisur nga ky fakt, Meloni ka premtuar një fushatë të re edukative në shkolla për të luftuar atë që ajo thotë se është kulturë e dhunës mizogjene.

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts