
Dy autorët e vrasjes së Luljeta Prezës në Durrës do dalin sot para gjykatës për t’i njohur me masën e sigurisë. Luljeta Preza, u gjet e vrarë disa ditë më parë poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës. Nëna e Aldo Brahimit, Donika Hamzaj një nga autorët e dyshuar të vrasjes dhe njerku i tij, Sabri Hamzaj në dëshminë e dhënë për gazetaren Klodiana Haxhiaj kanë treguar se djali i tyre kishte disa javë që ishte larguar nga banesa për të punuar në Durrës.
Gjithashtu e ëma dhe njerku janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni se me çfarë merrej djali i tyre.
“Aldo kishte disa javë që ishte larguar nga shtëpia për të punuar në Durrës duke mbledhur hekura. Është hera e dytë që largohej nga shtëpia. Por nëse ai e ka kryer vrasjen le të marrë dënimin që meriton”, ka thënë më tej nëna e Aldo Brahimit.
[embedded content]
Ndërkohë njerku i Aldo Brahimit, Sabri Hamzaj u shpreh për News24, se djali ishte larguar pa leje prej 1 muaji nga shtëpia.
“Erdha në Durrës se më dërgoi gruaja. Shkova te ura për të kërkuar djalin. Në fakt nuk është djali im i vërtet, por i gruas. Shkova rastësisht te ura e ‘Dajlanit’. Po e kërkoja se po bënte rreth 1 muaj që ishte larguar nga shtëpia. Kishte ikur nga Fieri për në Durrës, pa lejen time, jo ishte hera e dytë”, u shpreh Sabri Hamzaj.
Për këtë ngjarje u arrestuan shtetasit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, sakaq dyshohet se këta të fundit janë endacakë.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al